English

A do të martohesh me mua? Propozimi më i bukur, që bëhet para një shkolle (VIDEO)



Alex Hyde, mësuesja e shkollës fillore, u shokua kur i dashuri i saj i propozoi para stafit dhe nxënësve të shkollës martesën me të.

Bob Doyle, shofer autobusi, kishte përgatitur dhe një video nën sfondin e një muzike mjaft të bukur ku i kërkonte të dashurës së tij që të martoheshin.
Dhe nën sfondin e kësaj muzike, ai bie në gjunjë para gjithë shkollës, duke i thënë: A pranon të martohesh me mua?
Ky propozim kaq i bukur, ka ndodhur në Wolverhampton, Midlands.
Pas përgjigjes pozitive nga mësuesja, çifti planifikon të martohet këtë verë.

737

KOMENTE