Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 mijë pemë të reja brenda vitit shprehet Basha
English

10 mijë pemë të reja brenda vitit shprehet Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot, punën që po kryhet për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet. Zoti Basha ishte në zonën e Kombinatit, ku në rrugën “Llazi Miho” u mbollën 60 pemë (shumica bli), të cilat zëvendësuan pemët që ishin të dëmtuara e të thara, përgjatë kësaj rruge. Deri tani, në kryeqytet janë mbjellë rreth 3850 pemë:

“Qëllimi ynë është që brenda këtij viti, të mbjellim 10 000 pemë të reja në Tiranë dhe ju siguroj se ky është viti me mbjelljen më të ulët në planifikimin e Bashkisë, për katër vitet e ardhshme, sepse një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kjo vjen duke zgjeruar hapësirën e gjelbër, hapësirë e cila i është “tkurrur” këtij qyteti për 20 vite me radhë, si rezultat i dendësimit të popullsisë, lëvizjes demografike, ndërtimeve e sigurisht mungesës së një plani Asgjë nuk do të kursehet, për të mbrojtur hapësirat e gjelbra, për t’i zgjeruar ato, për të hapur hapësira të tjera të gjelbra dhe kjo është në fokus, edhe të Planit të ri Urbanistik, i cili që nga lagjet e vjetra të qytetit, tek lagjet e reja dhe tek zonat e mëdha publike, kryqëzimet e rrugët kryesore parashikon 3 dhe 4-fishim të gjelbërimit, të zonave të gjelbra dhe pemëve” – theksoi Kryebashkiaku Basha.

Zoti Basha bëri të ditur se aktualisht ka përfunduar 95% e rikonstruksionit të rrugëve më të amortizuara të Tiranës, ndërsa nënvizoi se së shpejti do të çelen prokurimet, për të gjithë projektet madhore të parashikuara në buxhetin e këtij viti:


“Kjo përpjekje vjen paralel me përfundimin e punëve në 95% të rrugëve, të cilat u identifikuan nga drejtoritë përkatëse, për riparime të menjëhershme, por kjo punë vjen para çeljes së prokurimeve, për të gjithë projektet madhore të buxhetit për vitin 2012, pra është fillimi i një pune të madhe, e cila do të shikojë ndërhyrjen në të gjithë lagjet e Tiranës, kudo ku jetojnë qytetarët, kudo ku shtrihen hapësirat e tyre të jetës së përditshme dhe natyrisht jo vetëm në qendër , por sigurisht edhe në qendër” - tha Basha.

KOMENTE