English

Terror në qendrën ETC Tiranë. Nën kërcënim ka kërkuar para

Nuk është e thënë që seria e grabitjeve dhe terrorit në kryqytet të marrë fund. Dhe atëherë kur policia ka përfunduar kapjen e një autori serial vrasjesh, një tjetër skenë është hapur sot, paraditen e së shtunës në ambjentet e ETC-së Tiranë.

Një person i paidentifikuar është futur në zyrat e kësaj qëndre, ku ka terrorizuar njerëzit duke i kërcënuar dhe kërkuar para. Menjëherë pas kësaj personi është larguar në drejtim të paditur.
Akoma nuk dihet mbi identitetin e prsonit dhe arsyet e një veprimi të tillë.
Ndërkohë policia e Tiranës, pas mbërritjes në vendngjarje bëri proçedurat e duhura si dhe ka marrë në pyetje dëshmimtarë të ngjarjes.

KOMENTE