English

Hashim Thaçi takohet me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës ndërkohë që ai përcakton kursin drejt të ardhmes së vendit të tij, në përpjekjet për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit të ri dhe në ambicjet për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Kjo ishte garancia që theksoi Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton në takimin e saj me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Departamentin amerikan të Shtetit. Zoti Thaçi shprehu nga ana e tij mirënjohjen e tij personale dhe të të gjithë Kosovës për rolin që ka luajtur Amerika në këto zhvillime historike për vendin.
790

KOMENTE