Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhep Tajip Erdogan vizitë zyrtare në Kinë
English

Rexhep Tajip Erdogan vizitë zyrtare në Kinë

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka shkuar për vizitë në Kinë dhe po takohet me zyrtarët më të lartë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe politike.
Për herë të parë një kryeminstër turk viziton Kinën pas 27 vjetësh. Kryeministrit turk i është rezervuar një pritje me tapet të kuq.

Dita e parë e takimeve përfshinte takime me presidentin Hu Jintao, Kryeministrin Wen Jiabao dhe zv presidentin Xi Jinping. Ministri turk i Energjisë Taner Yildiz thotë se gjatë vizitës së zotit Erdogan qeveria do të vendosë nëse Kina do të ftohet për ndërtimin e një centrali bërthamor në bregun e Detit të Zi.
Të dyja palët janë të vendosura që, gjatë vizitës të finalizojnë bisedimet për ndërtimin e centralit. Para se të shkonte në Pekin, zoti Erdogan në krye të një delegacioni prej 300 biznesmenësh, vizitoi dje rajonin e Sinkiangut në pjesën perëndimore të Kinës. Në këtë zonë me tensione banon pakica ujgure që është etnikisht e lidhur me turqit.

KOMENTE