English

Shiti gjithçka në eBay pasi e la gruaja

Gjithçka kishte fituar nga jeta e shiti përmes faqes eBay. Historia e Ian Usher, britaniku që emigroi në Australi bëri bujë në gjithë botën.

Pasi gruaja e tij e la, ai shiti gjithçka dhe arriti të grumbullonte rreth 192 000 euro.
Me këto ai vendosi të udhëtonte nëpër botë, i armatosur nga asgjë por me një listë të qëllimeve të tij.

Për 4 vjet ai mësoi të drejtonte një aeroplan, u bë pjesë e një filmi amerikan, njohu miq të rinj, krijoji një faqe online për njerëzit me histori si puna e tij, lëvizi në shumë vende, shkroi dhe botoi librin mbi jetën e tij dhe më në fund ai bën një ofertë për një ishur në Karaibe e cila ishte pranuar.
Pra tani ai po ndërton vetë një shtëpi në ishull i cili është mjaft i kënaqur me zgjedhjen e tij. Një vend shumë i lakmuar nga turistët.

Gjithashtu ai u njoh dhe me një grua kanadeze e cila shpreson të jetë dashuria e tij e re.
Kjo është bota dhe mundësitë që të jep ajo. Asnjëherë nuk kam parë pas, shprehet Usher, mjafton të kesh një synim dhe pasion për ta arritur.

KOMENTE