Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ballkani Perëndimor, një komunitet demokracish shprehet Haxhinasto
English

Ballkani Perëndimor, një komunitet demokracish shprehet Haxhinasto

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë Globale “Globsec 2012”, i cili i zhvilloi punimet në Bratislavë të Sllovakisë. Gjatë punimeve të kësaj konference z. Haxhinasto pati takime dypalëshe me homologë dhe pjesëmarrës të këtij aktiviteti të rëndësishem vjetor, ku diskutohen çështje të sigurisë globale, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, integrimi i vendeve të këtij rajoni në NATO, integrimi i tyre në BE, etj. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidentë, Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të vendeve evropiane dhe ato të rajonit tonë, si dhe personalitete nga shoqëria civile dhe akademike nga vende të ndryshme.

Ministri Haxhinasto ishte i pranishëm dhe mori fjalën në panelin “Ballkani dhe BE: Realitete të reja”. Në këtë panel ishin të pranishëm dhe Zv.Kryeministri dhe Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikola Poposki etj.

Në fjalën e tij z. Haxhinasto theksoi se “rajoni i Ballkanit Perëndimor është duke përjetuar tashmë një realitet të ri. Ai është një komunitet demokracish i cili nuk konsumon më histori, si më parë, por kontribuon nëpërmjet angazhimeve në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Të gjithë vendet e rajonit janë përfshirë në një proces integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe në funksion të këtij procesi ato kanë adoptuar një sërë reformash të brendshme. Rajoni ka një perspektivë të sigurt zhvillimi, duke qenë se po përvijohet gjithnjë e më tepër si një entitet i integruar ekonomik. Në funksion të kësaj perspektive zhvillimi, vendet e rajonit duhet të adoptojnë modelet evropiane të fqinjësisë së mirë”.

Më tej z. Haxhinasto tha se qeveria dhe populli shqiptar e mbështesin fuqimisht procesin e integrimit evropian dhe rajonal të vendit dhe njëkohësisht aspiratat e vendeve të tjera për këtë integrim. Në përfundim, ai theksoi nevojën që të gjithë vendet e rajonit të shtojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë këtij rajoni një imazh akoma dhe më pozitiv në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të tij.

Në këtë panel, diskutuesit u ndalën dhe në zhvillimet e fundit në rajon, duke diskutuar posaçërisht për çështjen e Kosovës. Ata ndanë pikëpamjen se e ardhmja e Kosovës së pavarur si anëtare e strukturave evropiane dhe euroatlantike është një pjesë integrale e procesit integrues të të gjithë vendeve të rajonit. Panelistët ndanë mendimin se realitetet e reja në Ballkanin Perëndimor do të ndryshojnë të tashmen dhe të ardhmen e këtij rajoni, duke e shndërruar në një histori suksesi si pjesë e familjes së madhe evropiane.

Duke folur për Kosovën, Ministri Haxhiasto tha se marrëveshjet e arritura deri tani duhet që të prodhojnë rezultate konkrete dhe një prej tyre është pjesëmarrja aktive dhe reale e Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.

Ministri Haxhinasto theksoi se plotësimi i angazhimeve nga ana e Serbisë të marra në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, duhet vlerësuar si një element bazik për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe për të ardhmen e tyre evropiane.

KOMENTE