English

Ujërat e zeza përmbytin Kamzën (VIDEO)

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme jo vetëm për Krujën por dhe për rrugën "Rinia" në Kamzë. Por këtu problemi qëndron se janë ujrat e zeza që kanë përmbytur atë.
Kanali i ujrave të zeza ka qënë premtim i çdo kandidati thonë banorët e zonës por asgjë nuk është bërë.
“Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Kemi paguar vetë fadromën në 12 të natës që erdhi për të hapur kanalin”, shprehen banorët e zonës për rastin e djeshëm.
866

KOMENTE