Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takim me kryeministrin Nikola Gruevski
English

Presidenti Topi takim me kryeministrin Nikola Gruevski

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, zhvilloi sot paradite një takim të veçantë me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me të cilin bashkëbisedoi mbi çështje të rëndësishme në interes të të dy vendeve tona fqinje, në mjediset e ndërtesës së Kryeministrisë, në Shkup.

Presidenti Topi e vuri theksin fillimisht tek rëndësia e forcimit të marrëdhënieve shumë të mira politike mes dy vendeve tona, pasi “ndikon ndjeshëm në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së mirëkuptimit dhe marrëdhënieve edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke siguruar në këtë mënyrë paqe, prosperitet e stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin ballkanik e më gjerë”.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit u ndal edhe tek nevoja e shtimit e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare nëpërmjet zbatimit të projekteve të përbashkëta konkrete në infrastrukturë, energjitikë, në fushën e turizmit, etj. Në këtë drejtim Presidenti Topi vlerësoi lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë me karta identiteti, por vuri në dukje gjithashtu edhe nevojën e përdorimit të frytshëm të resurseve turistike të të dyja vendeve tona, si dhe gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.

Duke folur mbi angazhimet e shtetit shqiptar për përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian, në kuadër të procesit euro-integrues të Shqipërisë, Presidenti Topi përsëriti njëkohësisht qëndrimin e palëkundur të shtetit shqiptar në mbështetjen e plotë ndaj Republikës së Maqedonisë, në përpjekjet e synimet e saj për integrim në NATO e BE, duke nënvizuar në këtë kuadër “rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si një element qëndrueshmërie e bashkëpunimi, dhe si kontribues i nevojshëm gjatë proceseve integruese të shtetit maqedonas si dhe domosdoshmërinë e zbatimtit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”.

Presidenti Topi shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian, që lidhen me pavarësinë e institucioneve kushtetuese, me reformat e domosdoshme, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Nga ana e tij, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski, pasi bëri një panoramë të detajuar të zhvillimeve më të fundit të vendit të tij dhe sfidave me të cilat përballet qeveria që ai drejton, vuri në dukje rëndësinë e këtyre takimeve të nivelit të lartë, si tregues të qartë të marrëdhënieve shumë të mira të dialogut politik mes dy vendeve tona fqinje, të mirëkuptimit e bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në të gjitha fushat. Kryeministri Gruevski dhe Presidenti Topi pasi diskutuan edhe për efektet e krizës globale financiare si dhe për nevojën e qëndrueshmërisë e paqes në Ballkan, nënvizuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm rajonal e të realizimit konkret të synimit të përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit tonë në strukturat euro-atlantike dhe në Bashkimin Evropian.

KOMENTE