Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore
English

Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizon në Tiranë, në mjediset e hotel Sheraton, në datat 23-24 Prill 2012, Konferencën Ndërkombëtare me temë: '' Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes’’.

Në konferencë do të marrin pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia. Si dhe Zv/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershbow, ambasadorët e akredituar në Tiranë, ministra shqiptarë, përfaqësues të institucioneve respektive dhe Forcave të Armatosura, aktorë jo-qeveritarë.

Në ditën e parë, ditën e hënë, datë 23 Prill 2012,ora 10.00, do të përshëndesin konferencën, Kryetarja e Kuvendit Znj. Jozefina TOPALLI, Kryeministri Z. Sali BERISHA, si dhe Z. David HOBBS, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO.

Në ditën e dytë , ditën e martë, datë 24 Prill 2012, ora 9.00, do të përshëndes konferencën, Dr. Karl Lamers, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në mbyllje të konferencës, të martën datë 24 Prill 2012 ora 11.00, pritet një deklaratë e përbashkët dhe një konferencë për mediat.

KOMENTE