English

Berisha pret në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zotin Karl Lamers

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, zotin Karl Lamers.

Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, e falenderoi zotin Lamers për organizimin në Shqipëri të konferencës “Smart Defence” si një ngjarje të rëndësishme në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli.

Zoti Lamers, pasi shprehu falenderimet për mikpritjen e kësaj konference në Shqipëri, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer me qeverinë shqiptare, gjatë kësaj periudhe.

Në takim u rikonfirmua vullneti i dyanshëm për konsolidimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s. Gjithashtu, në takim diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan. Zoti Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan.

KOMENTE