English

Rosa sulmon pulëbardhën (FOTO)

Duket si përrallë por dhe kafshët veprojnë si njerëzit kur është puna për të mbrojtur familjet e tyre.

Një pulëbardhë gjatë fluturimit të saj për gjetjen e ushqimit sulmoi një rikë që po notonte me rosën dhe rikat e tjera në Park Herbert, Dublin.

Pulëbardha arriti që me sqepin e saj të kapte rikën por nëna rosë nuk u u tremb nga madhësia e grabitqares dhe e sulmoi atë duke bërë që të lëshonte rikën.

Rika ra në ujë por arriti të shpëtonte falë nënës së saj dhe u bashkua me rika e tjera.

KOMENTE