Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dosja e efektivave të Gardës së Republikës, dorëzohet në gjykatë
English

Dosja e efektivave të Gardës së Republikës, dorëzohet në gjykatë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera, më datë 20.04. 2012 ka dorëzuar pranë Gjykatës së rrethit Tiranë dosjen në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm:

Ndaj shtetasit Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, gërma “ë” i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Ndaj shtetasit Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79, gërma “dh” i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe në datën 20.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave”, u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe në datën 19.04.2012, çështja në ngarkim tij u dërgua në Gjykatë.

Hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012.

Hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e dy demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

KOMENTE