Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, takim me Papa Benedikti XVI
English

Presidenti Topi, takim me Papa Benedikti XVI

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot drejt Shtetit të Vatikanit, me ftesë të Atit të Shenjtë, Papa Benediktit XVI.

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë do të priten në një audiencë të veçantë nga Papa Benedikti XVI, në prani të personaliteteve të larta të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.

Audienca, që do të zhvillohet në zemër të Selisë së Shenjtë, do të ketë në qendër të tij bisedime mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis vendit tonë dhe Shtetit të Vatikanit, ruajtjen e vlerave të bashkëjetesës ndërfetare, si dhe kontributin e bashkësive fetare në jetën e vendit dhe rolin e shtetit në ndihmë të tyre. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarçizio Bertone.

KOMENTE