English

Gruaja sulmohet nga tigrat në një park (FOTO)

Një skenë e tmerrshme i ka ndodhur një gruaje 60 vjeç, turiste e cila duke qënë me pushime me burrin e saj, kishin shkuar të vizitonin parkun e lojrave në qytetin Poth Elizabeth.

Turistët atje shkojnë pasi janë të ftuar për të përkëdhelur kafshët.

Violet D'Mello ishte njëra prej turistëve që pasi u fut në park dhe pasi bëri një foto me macet tigër, menjëherë u sulmua nga dy tigra të tjerë aq sa ajo nuk e kuptoi si ndodhi.
Ata e sulmuan duke e kafshuar në kokë, qafë stomak.
Punonjësi i parkut edhe pse ishte atje nuk mundi të largonte i vetëm macet-tigër, por vetëm pasi erdhën edhe disa punonjës të tjerë bënë të mundur largimin e tyre.

Zonja D'Mello, menjëherë përfundoi në spital dhe mjekët u shprehën se ishte me fat që ajo nuk vdiq. Ajo morri dhe disa qepje përveç mejkimeve të tjera.

Parku do të mbyllet për të rivlerësuar këto kafshë përsëri, dhe gjetur shkakun pse ndodhi një gjë e tillë.

KOMENTE