English

A mund të kërcënojë me pistoletë një deputet: Turp për kuvendin

Deputeti socialist Fidel Ylli, përmes një deklarate për shtyp ka reaguar me tone tejet të ashpra ndaj ngjarjes së Peqinit, në të cilën deputeti i PD Dashnor Sula, kërcënoi futbollistët e Flamurtarit duke qëlluar me pistoletë në dhomat e zhveshjes.

Ylli e konsideroi këtë ngjarje si një skandal dhe kërkoi që të merren masa të menjëhershme ndaj deputetit të PD.

Gjatë incidentit të ndodhur me deputetin Sula, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës por nuk kanë marrë në pyetje deputetin lidhur me incidentin, por janë larguar vetëm me shpjegimet e momentit që ai dha në momentin e dorëzimit të pistoletës.

KOMENTE