English

Frutat dhe perimet e paketuara, 2 herë më të freskëta seç janë tani

Frutat dhe perimet mund të mbahen më të freskëta për 2 fishin e kohës normale falë paketimit të shpikur nga shkencëtarët britanikë.
Një film revolucionar ngadalëson shkallën e degradimit (prishjes, kalbjes) të produkteve të freskëta dhe fjala “të përdoret para “ e shënuar në etiketë mund të jetë dy herë më gjatë.

Zbulimi, i cili do të përdoret së pari në pakot e patateve Jersey Royal të cilat shiten në Tesco dhe Asda, mund të sjellë një ulje dramatike të mbeturinave të ushqimit.
Ajo tashmë është duke planifikuar që të paketojë domate dhelakër në film, ndërsa Tesco është duke kërkuar që të paketojë dhe produkte të tjera.

Paketimin, i cili është degradueshëm dhe plotësisht i kompostueshëm, quhet EVAP, sipas kompanisë Yorkshire që e zhvilloi atë.
Sekreti i tij është se ai lejon largimin e lagështisë dhe gazrave që prodhohen normalisht gjatë proçesit të matururimit duke parandaluar zhvillimin e mykut.

Filmi është bërë nga ekstrakte bimore dhe përfshin filtra UV natyrore të
cilat zvogëlojnë efektin e dritës për shpërbërjen e produkteve brenda paketimit. Duke rritur gjësmë jetën e zarzavateve si patatet konsumatorët do të kenë më shumëkohë për të ngrënë patatet që ata blejnë, duke ndihmuar në uljen e sasisë së hedhur dhe në reduktim të shpenzimeve.

KOMENTE