English

Haxhinasto në Bruksel. Diskutime mbi 12 prioritetet

Në datën 14 Maj 2012, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian (AFET) ku do të diskutojë mbi zhvillimet politike në vend, zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 12 prioritetet dhe zhvillimet e fundit në rajon. Seanca do të drejtohet nga Kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok. Në panel do të marin pjesë dhe Ministrja e Integrimit dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të marë pjesë dhe drejtojë takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, që do të zhvillohet në Bruksel, në datën 15 maj 2012. Në këtë takim do të marin pjesë edhe Ministrja e Integrimit, znj.Majlinda Bregu, dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit z.Ditmir Bushati, si pjesë e delegacionit shqiptar. Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë takim kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, z. Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, z. Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, z. Fernando Xhentilini.

Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon.

KOMENTE