English

Rona Nishliu rrëmben zemrat e të pranishmëve në skenën e eurovizion (VIDEO)

Rona Nishliu me vokalin e saj mbresëlënës ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të pranishmëve në daljen e parë në skenën e Azerbajxhanit. Kështu shkruhet në ueb-site-n zyrtar të Festivalit Europian të këngës për përfaqësuesen e Shqipërisë Rona Nishliu e cila është nga Mitrovica e Kosovës, pas provës së parë në skenë të dielën.

Ajo interpretoi këngën e vetme në skenë, e ndriçuar nga një sërë prozhektorësh me dritë e kuqe. Prova e dytë e saj do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30.
I urojmë suksese dhe fitore.
998

KOMENTE