Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A janë qytetarët e Tiranës në dijeni për proçedurën ligjore të blerjes së HEC të Lanabregasit nga institucioni i Bashkisë së Tiranës?
English

A janë qytetarët e Tiranës në dijeni për proçedurën ligjore të blerjes së HEC të Lanabregasit nga institucioni i Bashkisë së Tiranës?

Kjo është deklarata e Aldrin Dalipit, kryetar i këshilltarëve të opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës

Opinioni publik është njohur në mënyrë të papritur me një marrëveshje për blerjen e Hidrocentralit Lanabregas nga një institucion i Bashkisë së Tiranës me një vlerë mbi 15 milion euro bashkë me interesat e kredisë.

Nuk ka patur transparencë për një veprim të tillë.

Ne si këshilltarë të opozitës jemi thellësisht të shqetësuar kur gjendemi përballë faktit të kryer, ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private.

Në fakt e vërteta është se kemi të bëjmë me një akt blerjeje mes dy subjekteve që janë pasuri publike si përsa i përket Ujësjellësit të Tiranës, institucion i bashkisë, ashtu dhe HEC të Lanabregasit.

Bashkia e Tiranës dhe kryetari Lulzim Basha ka heshtur. Bëjnë të njëjtën gjë sa herë u duhet të kryejnë hapa joligjorë.

Qytetarët vërejnë një procedurë aspak transparente, me pika të errëta, me synime korruptive, për përcaktimin e fituesit apo çmimit të blerjes, mënyrës së pagesës dhe procedura të tjera të lidhura me të. Sipas ligjit, privatizimet dhe koncesionet jepen pas një procedure të qartë konkurrimi të hapur. Kjo nuk ka ndodhur sikurse dhe raste të tjera të ngjashme.

Duke vlerësuar si një akt antiligjor, transaksione të mëdha bankare, në ndihmë të qeverisë së dështuar financiarisht, këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë thirrjen, në raport, interpelancë, bazuar në ligj, të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i cili duhet t’i sqarojë qytetarët dhe mos zgjedhë heshtjen. Mbi 15 milion euro duhet t’i paguajnë taksapaguesit e kryeqytetit dhe për këtë Lulzim Basha duhet të japë llogari, të ketë transparencë përballë opinionit publik.

Disa nga pytjet për të cilat qytetarët kërkojnë përgjigje janë:

Mbi çfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes së HEC-it Lanabregas?

Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese?

Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni ?

A ka patur një procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë?

Me ç’të drejtë penalizohen qytetarët e Tiranës me këtë transaksion dhe pagesë të panevojshme?

Për të gjitha këto pyetje dhe të tjera që lidhen dhe me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë duke vënë qytetarët në vështirësi serioze ne kërkojmë sa më parë një seancë të posaçme të Këshillit Bashkiak ku Lulzim Basha t’u përgjigjet pyetjeve në respekt të ligjit dhe transparencës.

KOMENTE