Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duhet punësim real, jo fshehje e papunësisë që rritet, shprehet Rama
English

Duhet punësim real, jo fshehje e papunësisë që rritet, shprehet Rama

Pas deklaratave të kryeministrit Berisha se në Shqipëri ka vetëm 10 % të popullsisë të papunë, ka reaguar dje kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas kryesocialistit, kryeministri quan të papunë vetëm ata që i drejtohen zyrës së punës, por nuk është kështu. Rama u shpreh se kryeministri në llogaritjet e tij lë jashtë edhe shqiptarët që jetojnë në fshat, duke i quajtur kështu të punësuar, kur në fakt ata jetojnë në kushtet e mbijetesës.

“Kryeministri sa tregoi një përrallë për 1 milionë hajdute! Në fakt janë 1milionë të papunë jo hajdut, po papunësia s' hyn në problemet e tij.
Kryeministri i quan të punësuar gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt fshati sot mbijeton si në mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë.
Kryeministri thotë të papunë janë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit, të tjerët janë të gjithë të punësuar! Në fakt jo, fatkeqësisht jo.

Kryeministri thotë se kur kryefamiljari është i punësuar e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket s'e flet veç për familjen e vet..”

Duke e quajtur një fjalë të gjatë dhe vetëm shpifje kryetari Rama u shpreh se vendi ka nevojë për një Rilindje Shqiptare për të ndalur rrënimin e mëtejshëm.

“Duhet punësim real, jo fshehje e papunësisë që rritet. Duhet një Rilindje Shqiptare për të ndalur rrënimin e mëtejshëm. Duhet një rruge e re.
Gjatë shumë gjatë Kryeministri sot, shpif e shpif e nuk ndalon, duket në hall, s'ka faj, s'ndahet dot nga Ristani se s'ndahet dot nga pushteti i vjedhur!”

KOMENTE