Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeqyteti duhet të shprehë shpirtin e kombit, shprehet Berisha
English

Kryeqyteti duhet të shprehë shpirtin e kombit, shprehet Berisha

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në takimin për fazën e dytë të konkursit për projektin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Dy studiot në konkurrim DAR dhe Grimshaw iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga ekspertët, anëtarët e jurisë, por dhe qytetarë të ndryshëm, për një sërë çështjesh që kishin nevojë për qartësime dhe saktësime. Projekti fitues pritet të shpallet ditën e mërkurë.

Kryeministri Berisha përshëndeti këtë fazë të shqyrtimit të projekteve dhe punën e bërë nga dy studiot prestigjoze ndërkombëtare. “Kryeqyteti duhet të shprehë shpirtin e kombit, duhet të shprehë vokacionin e kombit, kryeqyteti i këtij shekulli duhet të rivendosë dhe njëherë në epiqendër qytetarin”, u shpreh Kryeministri, ndërsa nënvizoi se projekti përzgjedhës duhet të jetë i tëri në funksion të qytetarëve, hapësirave që atij i duhen, hapësirat e përmasave njerëzore, hapësirat e nevojshme për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm.

Gjithashtu, projekti që miratohet duhet të ketë parasysh ansamblin natyror të kryeqytetit, tha Kryeministri, duke theksuar se Tirana është ëndrra jo vetëm e qytetarëve të Tiranës, por është ëndrra e mbarë shqiptarëve.

Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do të mbështesë fuqishëm projektet e transformimit të Tiranës në një metropol evropian, të denjë për shqiptarët dhe kombin shqiptar.

Realizimi i këtij projekti është më i rëndësishmi për zhvillimin e Tiranës dhe do të hapë mijëra vende pune. Përgjatë bulevardit do të ndërtohen institucione të ndryshme publike, kulturore e arsimore. Do të ketë shumë hapësira të gjelbëruara dhe çdo ndryshim përgjatë bulevardit dhe Lumit të Tiranës, bëhet bazuar në një plan të mirë studiuar. Projekti i bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës është pjesë e planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës, i cili prezantohet më 18 maj dhe që do të jetë më pas, pjesë e konsultimit me qytetarët dhe grupet e interesit.

KOMENTE