Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grimshaw, firma fituese për projektin e Bulevardit
English

Grimshaw, firma fituese për projektin e Bulevardit

Në përzgjedhjen e projektit fitues të Bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës do të dëgjohet jo vetëm zëri i ekspertëve më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë, por edhe i qytetarëve të Tiranës.

Në ditën e dytë të konkursit për përzgjedhjen e projektit të Bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, arkitektët e studiove DAR dhe Grimshaw u janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga anëtarët e grupit strategjik të Planit Urbanistik dhe pyetjeve të adresuara nga qytetarët, gjatë periudhës një mujore, që maketet u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar.

Dhe sot përfundimisht fituese e projektit për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranë është shpallur firma “Grimshaw".

“Prej dy muajsh projektet janë konsultuar me qytetarët, ekspertët vendas e të huaj, grupet e interesit. Pas këtyre konsultimeve, pas prezantimeve që zgjatën dy ditë, pas një diskutimi të detajshëm dhe sheshimit të çdo dilemë nëpërmjet debatit, ne kemi vendosur që projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për cilësi dhe shanse të zhvillim është projekti i Grimshaw Arcitecht” tha Basha.

KOMENTE