English

Impotenca te meshkujt shqiptare. Shifrat në rritje (VIDEO)

Impotenca prek jo vetëm moshat e vjetra por dhe moshat e reja. Shifrat kanë erdhur në rritje edhe në vendin tonë. Arsyet janë të ndryshme por një pjesë e tyre janë të shmangshme, pasi janë në dorë të njeriut vetë.
Të dhënat e fundit dhe në Shqipëri flasin se në çdo 10 meshkuj një është impotent. Shkaqet kryesore vijnë nga kequshqyerja, mbipesha, kolesteroli i lartë, stresi dhe abuzimet e shumta që bëjnë meshkujt me alkoolin.
Gjithashtu një shkak i impotencës tek meshkujt është edhe përdorimi i duhanit në mënyrë të rregullt. Përveçse shkakton shumë sëmundje të ndryshme në mushkëri, duhani është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të impotencës seksuale, madje që në moshë të re. Ç'rregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual. Ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual. Studimet e bëra kanë treguar se impotenca nuk është e trashëgueshme. Sipas të dhënave më të fundit, ka rezultuar se në të vërtetë, çrregullimet seksuale nuk kanë lidhje me trashëgiminë. Ai është një problem seksual i cili kërkon trajtim mjekësor
1008

KOMENTE