Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi vizitë zyrtare në SHBA. Pjesë e Debatit të Nivelit të Lartë
English

Presidenti Topi vizitë zyrtare në SHBA. Pjesë e Debatit të Nivelit të Lartë

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në datat 17-18 maj 2012, në Nju-Jork.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të diskutimit të çështjes më të mprehtë të kohës, gjendjes ekonomike në botë, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Tregtisë, etj. Gjatë debatit të nivelit të lartë të përqendruar mbi: “Gjendjen ekonomike botërore”, do të trajtohen një sërë tematikash mbi sfidat komplekse makro-ekonomike, me të cilat përballet bota sot si papunësia, borxhi, inflacioni, tregtia dhe investimet, si dhe rregullimi i sektorit financiar.

Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në kuadër të këtij debati, në të cilën do të përcjellë disa pikëpamje në lidhje me gjendjen ekonomike të krijuar nga kriza financiare dhe ekonomike.

Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme, si me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, etj., me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) si dhe do të dekorojë Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” e mjaft personalitete të shquara shqiptare e amerikane me një kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

KOMENTE