Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta mjeshtri i koreografisë Agron Alija
English

Ndahet nga jeta mjeshtri i koreografisë Agron Alija

Ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT-së koreografi i mirënjohur Agron Aliaj.

Agron Aliaj ish-udhëheqësi artistik i disa shfaqjeve në Teatrin e Operës dhe Baletit, ndodhej i shtruar prej ditësh në QSUT si pasojë e një aksidenti rrugor. Agron Aliaj, mjeshtri i koreografisë, u aksidentua më datën 7 mars nga një makinë ndërsa dilte nga Teatri i Operës dhe Baletit.
Ai i ka mbaruar studimet për balet klasik në shkollën më të mirë të botës, në Moskë, dhe krahas veprave klasike që iu është kushtuar njëkohësisht si kërcimtar dhe pastaj si koreograf, ka punuar shumë për krijimtarinë kombëtare, veprat kombëtare. Ai ka marrë pjesë në vënien në skenë të baleteve "Delina", "Hajria", më vonë "Cuca e maleve" që u bënë një repertor i gjerë i baletit kombëtar. Më tej, ai ka vënë në skenë kryeveprat e baletit botëror si "Liqenin e mjelmave", "Don Kishotin", "Arrëthyesin", po edhe atë me tematikë shqiptare "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Gjatë karrierës së tij ai ka punuar me kompozitorë që ngritën lart anën muzikore të kombit tonë duke filluar nga Çesk Zadeja, Nikolla Zoraqi, Limoz Dizdari, Tonin Arapi dhe shumë artistë të njohur, për të cilët ka një adhurim të jashtëzakonshëm. Gjatë këtyre viteve të fundit prof. Aliaj i qe përkushtuar vënies në skenë të veprave kombëtare.

KOMENTE