English

Bregu pret ambasadorin e ri të Bullgarisë Dimitar Arnaudov, në Tiranë

Ministrja e Integrimit znj. Majlinda Bregu ka pritur dje në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Tiranë z. Dimitar Arnaudov.

Ministrja i uroi mirëseardhjen ambasadorit dhe i përcolli atij falenderimet për përkrahjen e Bullgarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe përr marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.Znj Bregu e siguroi ambasadorin se ka një vullnet solid nga ana e qeverisë shqiptare për të ecur përpara me reformat dhe se qeveria e maxhoranca janë të angazhuar të zbatojnë ato rekomandime që duhet për të avancuar në procesin e integrimit. Nga ana tjeter z. Arnaudov i shprehu ministres mbështetjen e qeverisë Bullgare dhe mbështetjen e tij personale për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit, kryesisht duke dhënë asistencë në fusha të caktuara dhe duke dhënë shembuj të gabimeve në eksperiencën e Bullgarisë.

KOMENTE