Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjalti bukuria e trupit. Maska të ndryshme
English

Mjalti bukuria e trupit. Maska të ndryshme

1) Balsam për flokët
Përbërësit
- 1 lugë çaji me mjaltë
- 250 ml ujë të ngrohtë
- 1/8 lugë çaji me uthull frutash
(këta përbërës janë për flokë gjysmë të gjatë)

Aplikimi
Shkrini mjaltin në ujin e ngrohtë. Kur mjalti ka shkrirë hidhni uthullin.
Me masën e krijuar aplikoni në (mënyrë xhentëllmene) që në skalpin e kokës e deri në gjatësinë e flokëve për pak minuta.
Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Floku do të shkëlqejë dhe do të bëhet më i lehtë për t'u krehur.
(balsami duhet përsëritur dhe pas disa herësh do të merrni rezultatin 100%
2) Banjë mjalti

Hidh 1/3 e filxhanit të çajit me mjaltë në ujin e vakët të vaskës dhe përzieje që të tretet. Shto një filxhan qumësht ose pana për një banjë të pasur me mjaltë dhe qumësht.

3) Eksfoliant për trupin dhe fytyrën
Përziej:
-1 filxhan mjaltë
-1 filxhan kripë gatimi ose nga ajo me kokrriza të mëdha
-1/4 filxhan vaj: vaj bajamesh të ëmbla ose vaj ulliri
Aplikoje mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlaje me saktësi.

4) Shpëlarës flokësh

Në 4 filxhanë ujë shto një lugë çaji mjaltë. Përzieje ose tunde mirë.
Pastaj përdore për të shpëlarë flokët pas i ke larë me shampo. Pas aplikimit mos i shpëlaj flokët plotësisht, por thaji si zakonisht.

5) Balsam hidratues
Mjalti është hidratues dhe funksionon si balsam shumë i mirë për flokët.

Përziej:
-1/4 filxhan mjaltë
-2 lugë gjelle vaj ulliri ose bajamesh të ëmbla
-2 lugë xhel aloe vera (duhet të jetë i pastër, jo një produkt që përmban aloe vera)
Masazho flokët e lagur me këtë përzierje dhe lërë për 30 minuta. Shpëlaje.

6) Maskë për fytyrën me mjaltë dhe sallator

Me një grirës elektrik, gri sallatorët dhe shtoju një lugë të madhe mjaltë.
Aplikoje përzierjen mbi fytyrë dhe lëre të veprojë për gjysmë ore. Pastaj shpëlaje.

7) Balsam nate për buzët

Përziej një lugë çaji mjaltë me një majë luge çaji vaj kokosi. Përzieji dhe lyej me të buzët para se të shkosh për të fjetur.

8) Maskë për fytyrën

Pasi ta kesh shpëlarë fytyrën me ujë të vakët, apliko një shtresë të hollë mjalti direkt në lëkurë.
Lëre të veprojë për të paktën 25 minuta, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.
Bëj shpëlarjen e fundit me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Aplikojeni një herë në javë.

KOMENTE