Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Roli i qeverisë vendore në proçesin e integrimit evropian
English

Roli i qeverisë vendore në proçesin e integrimit evropian

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët mbi rolin e qeverisë vendore dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, të organizuar nga shoqata e bashkive.

Në këtë tryezë, ministri Haxhinasto mbajti një fjalë ku theksoi rëndësinë e madhe që ka qeverisja vendore si një faktor direkt për përmbylljen me sukses të procesit të integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Më tej, Ministri Haxhinasto duke folur dhe për marrjen e presidencës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës theksoi se një nga prioritetet e kryesimit shqiptar, është pikërisht forcimi i demokracisë lokale dhe rajonale. Një sërë aktivitetesh do të organizohen për këtë qëllim. Me këtë rast ai ftoi dhe shoqatën e Bashkive Shqiptare të marrë pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve.

Në takim ishin të pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulëzim Basha, Ambasadori i BE në Tiranë z. Etore Sequi etj.

KOMENTE