Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhezair Zaganjori favoriti për President nga ana e maxhorancës
English

Xhezair Zaganjori favoriti për President nga ana e maxhorancës

Një nga kandidaturat më të forta për president që ka maxhoranca është dhe ai i gjyqtarit të njohur nga Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori.
Në listë ndodhen dhe Ledian Bianku, Artur Kuko, Mimoza Halimi, Amik Kasoruho si dhe Ardian Fullani por duket se juristi Zaganjori është më favoriti.

Prof.As.Dr. Xhezair Zaganjori lindi më 9 mars të vitit 1957 në Shkodër, Shqipëri.
Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.
Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2002 “Profesor i asociuar”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.
Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.
Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

KOMENTE