Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto- Schulz: Presidenti përfaqësues i denjë për Shqipërinë
English

Haxhinasto- Schulz: Presidenti përfaqësues i denjë për Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij dyditore në Bruksel, zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto, u prit në një takim të veçantë nga z.Martin Schulz, President i Parlamentit Evropian. Pas takimit, z. Haxhinasto dhe z. Schulz dhanë një konferencë për shtyp.

Konferenca për shtyp e z. Haxhinasto dhe z. Schulz

Z. Schulz: Faleminderit për praninë tuaj. Takimi me ministrin e Jashtëm shqiptar, nuk është vetëm një takim me një përfaqësues të Qeverisë, por është edhe një takim me një mik të shquar dhe personal timin. Sapo i thashë ministrit shqiptar se ne këtu në Parlamentin Evropian, BE, e vlerësojmë dhe e shikojmë si një nder të madh mënyrën se si ai e prezanton vendin e tij, shtetin e tij në arenën ndërkombtare.

Dhe së dyti, ne patëm një shkëmbim të frytshëm idesh mbi progresin e bërë në Shqipëri.

Z. Haxhinasto: Ne duhet të bëjmë përjekje shtesë, të përfundojmë reformën elektorale dhe procedurat parlamentare. Sigurisht, të shkojmë drejt procedurës së zgjedhjes së presidentit e cila duhet të jetë e qetë dhe të reflektojë këtë situatë të re politike.

Ne kemi ndarë së bashku opinione të rëndësishme mbi cështje të rajonit dhe së bashku kemi rënë dakord se BE dhe Parlamenti Evropian duhet të vazhdojë të japë mbështetje për rajonin. Kjo përkrahje dhe perspektivë evropiane, është një mënyrë për të zgjidhur të gjitha ato cështje të mbetura pezull në rajon.

Z. Schulz cfare keni diskutuar lidhur me zgjedhjen e presidentit në Shqipëri?

"Ne kemi diskutuar situaten aktuale të zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri, dhe së pari, këto zgjedhje duhet të jenë të pranueshme për vendin, dhe vetëm kur të jenë të pranueshme për vendin, do të mund të jenë të tilla edhe për botën e jashtme. Prandaj, nevojitet zgjedhja e një Presidenti që të përfaqësojë vendin në një kohë problematike për Shqipërinë. Ne shpresojmë që vendi të gjejë një president, duke marrë parasysh ndikimin tejet të madh që presidenti ka në sistemin gjyqësor të vendit. Këto zgjedhje luajnë një rol madhor në besueshmërinë e pozicionit të presidentit brenda vendit dhe në botë. Jam mjaft i sigurt se presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë një figurë e denjë, e përshtatshme për të drejtuar vendin."

A mendoni se zgjedhja e Presidentit zëvendëson rëndësinë e reformave, e plotësimit të 12 rekomandimeve?

"Procesi i reformave ka lidhje më përqasjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që është një domosdoshmëri, dhe zgjedhja e presidentit është një element në jetën e një vendi i cili nuk mund të zëvendësojë hapa të tjera të rendësishme, të cilat janë duke u ndërmarrë. Nga ana tjetër, një vend pa president ka probleme, domethënë, ka një sistem politik të papërfunduar, dhe një sistem i tillë ka gjithmonë më tepër vështirësi të zbatojë planin prej 12 pikash për shembull. Në jetën politike gjërat janë të lidhura ngushtë, prandaj në të ardhmen do të shohim, e përsëris, zgjedhjen e një përfaqësuesi të denjë për Shqipërinë. Faleminderit."
1080

KOMENTE