English

Macja ngroh vezët e pulës (FOTO)

Me njerëzit po ndodh ndryshe ndërsa kafshët po kthehen në paqe.

Një mace pasi ka bërë kotelet e saj zëvendëson pulën duke i ngrohur vezët kur ajo ikën për të ngrënë ushqim.

E çuditshme por ja që është e vërtetë. Nxënësit e një shkolle në Weston Shën Marisë në Spalding, Lincolnshire, janë çuditur kur në një orë mësimdhënie kanë shkuar për të parë furikun e pulës. Ata kanë gjetur macen në vend të pulës që po ngrohte vezët.

Pas një ore ata u kthyen përsëri por këtë kohë ishte pula që po ngrohte vezët.
Angie Bradshaw, 48 vjeç, asistente mësimore, përgjegjës për kafshët shtëpiake të shkollës, u shpreh se mardhënia pulë-mace ishte "interesante".

Por le të presim se çdo të ndodhë kur zogjtë të vijnë në jetë, se mos ndoshta macja po i ngroh që t'i hajë për vete...

KOMENTE