English

Pakistan. Bombë në autobus

Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm me bombë në një autobus që mbante punëtorë të qeverisë në veri perëndim të Pakistanit, thonë burimet nga policia e vendit.

Automjeti thuhet se ka qenë duke marrë punëtorët në zyrat e tyre kur ai u godit në periferi të qytetit të Peshavarit.

Së paku tetë persona mendohet se kanë qenë të lënduar në këtë incident.

Peshavari qëndron pranë brezit të paligjshëm fisnor të Pakistanit, një bastion i talebanëve dhe militantëve të al-Kaidës.

Qindra kanë vdekur në sulmet brenda dhe rreth qytetit në vitet e fundit.

KOMENTE