Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provimi më i vështirë në Kinë, për pranimin në univeristet
English

Provimi më i vështirë në Kinë, për pranimin në univeristet

Çdo vit, blloqe me polici rrugore ngrihen rreth shkollave dhe vendeve fqinje për të rruajtur qetësi absolute pasi i gjithë vendi zhytet për dy ditë në "ethet Gaokao".

Këtë vit, 9.15 milionë studentë kinezë të shkollave të mesme janë ulur për të dhënë provimin më të vështirë që duhet për tu pranuar në universitet.

Kritikët thonë se për shumicën prej tyre, ky është kulmi i një viti plot përpjekje madje i të mësuarit përmendësh të gjërave.

Në fakt, pothuajse të gjithë - studentët, prindërit, mësuesit dhe politikëbërësit - duket të pranojnë se sistemi është shtrydhje e krijimtarisë nga studentët apo sa ata kanë arritur të thithin nga studimi i tyre.

Por pavarësisht kritikave, kjo makinë shtrydhje vazhdon të aplikohet çdo vit.

Kohet e fundit, dhe në shkrimet e publikuara më parë studentët janë parë që në ambjentet e studimit të tyre psh në provincën Hubei, duke marrë energji aminoacidesh intravenozë për të rritur durimin dhe kujtesën gjatë studimit.
Studentët e shkollave të mesme përveç se orarit të shkollës, shpenzojnë dhe 7 orë studimi në shtëpi, pasi ata të gjithë shprehen: Dështimi nuk është obsioni ynë.

KOMENTE