English

Aktorja Lindsay Lohan i shpëton mrekullisht aksidentit (FOTO)

Aktorja Lindsay Lohan i shpëton për mrekulli një aksidenti me makinën e saj.

Ajo është përplasur me një kamion në në një autostradë bregdetare në Los Angeles.

Për fat të mirë nuk ka të vrarë apo të plagosur rëndë. Richard Lewis i policisë në Santa Monica tha se asnjë nuk ishte nën influencën e alkoolit apo drogës, por po vazhdojnë hetimet për të gjetur shkaktarin e fajit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:40 paraditen e të premtes në autostradën bregdetare, gjatë kohës që Lohan ishte duke xhirruar skenat e filmit "Liz and Dick," Publicisti i Lohan Steve Honig thotë se aktorja u lirua rreth dy orë pas aksidentit dhe u kthye për të vazhduar filmimin.

KOMENTE