English

Futbollisti 18 vjeçar vret me thikë të dashurën 15 vjeçare

Mesfushori Andrew Hall 18 vjeç, i Stoke City është duke u mbajtur i dyshuar në polici për vrasjen e të dashurës së tij 15 vjeçare Megan-Leigh Pea.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një organizimit të festës në shtëpinë e tij ku kishte ftuar dhe miq të tjerë, ndërsa prindërit e tij ishin me pushime.
Mesfushori luan për ekipin e të rinjve dhe ai shënoi një gol vendimtar në fillim të këtij viti për të dërguar ekipin e tij deri në raundin e katërt të kupës së të rinjve.

Deri tani asnjë version i qartë nuk është thënë nga ana e policisë, ndërsa dëshmimtarët në vendngjarje kanë thënë se kishin parë kanabis në shtëpinë e tij në orët e para të sulmit.

Vajza u plagos me thikë, dhe vdiq në vend, ndërsa i dyshuari u arrestua në një rrugë afër me shtëpinë e tij
Policia po heton për shkaqet e vrasjes dhe gjetjen e vrasësit.

KOMENTE