English

Eduard Kukan - kritik ndaj klasës politike shqiptare

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, europarlamentari Eduard Kukan shprehet kritik ndaj klasës politike shqiptare, që sipas tij humbi mundësinë për të bashkëpunuar për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.‘Zgjedhja e presidentit, ishte një shans për gjithë forcat politike në Shqipëri për të bashkëpunuar. Por për fat të keq, procesi ishte një shans tjetër i humbur, - deklaroi për Zërin e Amerikës zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian.

'Pa rezultate të dukshme në përmirësimin e jetës politike, vendi mund të humbasë raste të tjera të rëndësishme', shprehet deputeti evropian, duke bërë apel që sfidat me të cilat ndeshet Shqipëria, kërkojnë bashkëpunim politik.Duke përshëndetur zgjedhjen e president të ri të Shqipërisë Bujar Nishani, zyrtari i lartë i Parlamentit Evropian shpreson që presidenti i ri do të jetë në gjendje të bashkojë dhe të përfaqësojë në mënyrë të pavarur gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe t’u shërbejë interesave të tyre.

KOMENTE