English

Aksident në unazë, përballë restorant Durrësit

Si pasojë e një aksidenti me motor në kryeqytet dy persona kanë mbetur të çlagosur.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën përballë restorant “Durrësit”, ku motori në të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një makinë. Kalimtarët, të pranishëm në vendngjarje, fillimisht dyshuan se personat ishin qëlluar me armë zjarri, por më pas ka rezultuar se janë aksidentuar me motor. Njëri nga të plagosurit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendgjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

KOMENTE