Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bujar Nishani dhe intervista e tij e parë si President, në TV Klan
English

Bujar Nishani dhe intervista e tij e parë si President, në TV Klan

Bujar Nishani President i sapozgjedhur ka dhënë dhe intervistën e tij të parë në TV Klan në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarit por qëllimi ishte të shprehte sfidat e presidencës shqiptare dhe prioritetet e tij.


Nishani: U pushova nga puna në 1997 për shkak të ngjarjeve të shkurtit 1991

Në nisje të bisedës së tij Presidenti i zgjedhur i Republikës në emisionin “Opinion” ka deklaruar se është pushuar nga puna e nëndrejtorit të kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, sipas tij për shkak të kundërvënies në ngjarjet e shkurtit 1991 në Shkollën e Bashkuar
“Jam angazhuar që në vitet e para me Partinë Demokratike dhe jam rikthyer në ‘98 sepse në ‘ 97 jam larguar nga puna pa asnjë arsye. Isha nëndrejtor i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes “- deklaroi Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani.

Nishani: Gëzoj shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e Presidentit

I pyetur nëse problemet me shëndetit mund ta pengojnë në ushtrimin e detyrës së presidentit të vendit Nishani është shprehur se gëzon shëndet të plotë për të ushtruar kiëtë detyrë dhe i vetmi problem që ka është së nuki mund të vrapojë.
“Ka qenë një defekt i enëve të gjakut, është kryer ndërhyrje në një nga klinikat më të mira evropiane dhe e vetmja mangësi që kam është që nuk mund të vrapoj”- u shpreh Presidenti i zgjedhur, i cili shtoi se ka ushtruar shumjë mirë detyrën e Ministrit të Brebndhsëm që është edhe intensive.

Nishani: Nuk kam marrë asnjë urim nga Topi

Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Fevziu nëse ka komunikim me presidentin Topi, duke thënë se: “Nuk kam marrë asnjë urim nga Topi dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të”- i cili shtoi gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe nga opozita por asnjë mesazh nga Rama.
“Kam pasur mesazhe dhe telefonata nga shumë drejtues të opozitës, ndërsa nuk kam patur asnjë mesazh nga Rama” –shtoi më tej ai.

Nishani: Prioriteti është drejtësia

Duke i konsideruar të shumta sfidat e presidentit të Republikës, Nishani ka cilësuar si më prioritare drejtësinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Sfidat që ka presidenti janë të përcaktuara qartazi n kushtetute, ju përmendet drejtësinë dhe diplomacinë. Pra unë do të angazhohem në në të këto dy drejtime” theksoi Nishani.
“Tek diplomacia ka angazhim të presidentit. Drejtësia do jetë prioriteti im kryesor, kam një rol të madh për të luajtur në reformën dhe funksionimin drejtësisë”- deklaroi Nishani i cili theksoi se do ketë bashkëpunim të ngushtë mes parlamentit dhe presidentit dhe Prokurorisë.
“Ndaj kryeprokurores Ina Rama, nuk mund të shprehem pa marrë detyrën dhe kur ajo është në detyrë. Do të ketë një bashkëpunim të ngushtë mes prokurores, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka patur asnjë bisedë përpara zgjedhjes së tij dhe që përfshinte postin e prokurores së përgjithsme apo emra të tjerë”-vijoi më tej Nishani.
“Besoj se kjo është një nga sfidat për të qënë i pavarur dhe transparent me opozitën. Eshte ajo çka unë besoj plotësisht. Në radhë të parë për shkak të kompetencave që ka presidenti dhe që i ushtron ato orientohet të jetë jashtë palëve. Dëgjohet jashtë paleve. Unë nuk e shoh veten mbi palët, por shoh që presidenti duhet të jetë jashtë palëve dhe të mos ndikojë në lojën e tyre për të mos favorizuar njërën palë apo palën tjetër. Kjo është linja që unë mendoj të punoj”- theksoi presidenti i zgjedhur.

Emërimet në gjyqësor

Përsa u përket emërimeve në gjyqësor. Ai tha se angazhimi dhe roli i presidentit në raport me drejtësinë është i rëndësishëm. Ka dy momentete 1 në raport me gjyqtarët e zgjedhur në rrethe dhe 2 në gjykatën e lartë dhe gjykatën kushtetuese. Pra do të kete dy qëndrime të ndryshme por të shpallura dhe transparenca.

“Do të bashkëpunoj me gjyqtarët për të patur një garë transparante me gjyqtarët. Nuk kemi pse zbulojme zgjidhje të reja. Ka shembuj. Duhet një trupë e fortë në gjykatën e lartë dhe kushtestuese. Do të ketë sistem vlerësimi dhe konsultime mbi bazën e kritereve të shpallura ndërsa do të kete bashkëpunim mes presidentit dhe parlamentit” shtoi gjtihashtu presidenti i zgjedhur, ndërsa theksoi se s’ und të konfliktohet me këtë maxhorancë por pa gjykuar presidentin e mëparshëm.
“Nuk besoj se mund të konfliktohem me këtë maxhorancë, por pa gjykuar presidentin e mëparshëm. Nuk besoj se do të ketë situatë të tilla. Jam i qartë në detyrat e mia dhe në atë që dua të kontribuoj se si me të gjithë aktorët e tjerë në vend nuk besoj të ketë situatë konfliktuimi”- nënvizioi Nishani.
Pyetjes nëse mund t’i thotë jo Berishës. Nishani iu përgjigj: “Absolutisht po. Eksperienca më ka ndihmuar dhe besoj tek liria e individit. Unë besoj që dedikimi ndaj lirisë së individi dhe që ai të besojë tek ajo.”

A do të ketë strategji me opozitën?

Nuk besoj se ka nevoje për strategji përderisa duhet të jemi në pozicionet tona. Unë jam i hapur dhe do të jem bashkëpunues me opozitën. Si dhe besoj tek institucioni i kredibilitetit. Opozita ka detyra të mëdha për këtë vend. Unë do të jem i hapur për të bashkëpunuar me të në të mirë të reformave. Kam qenë i hapur si ministër për opozitën, ndërsa tashmë edhe presidenca do të jetë e hapur për opozitën”- u përgjigj presidenti Nishani

KOMENTE