Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatos Nano: PS me mua, gjithmonë e ka mundur dhe e mund Berishën
English

Fatos Nano: PS me mua, gjithmonë e ka mundur dhe e mund Berishën

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri Fatos Nano ka filluar të jetë më aktiv përsa i përket deklaratave të tij të hapura drejtuar kryetarit aktual të socialistëve dhe kryeministrit Berisha.

“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve” që tashmë ka dhe moton e saj: Unë jam, Unë mundem. Ne jemi, Ne mundemi" ka dhënë dhe një deklaratë për shtyp:

“PS nën drejtimin e Nanos e ka mundur Sali Berishën që në zgjedhjet lokale në korrikun e vitit 1992, pak muaj pas fitores zulmëmadhe të Sali Berishës në 22 marsin e pandalshëm për shkak të rrjedhës historike. PS me Fatos Nanon e kanë mundur Sali Berishën në kushte shumë më të vështira konkurimi sesa këto në të cilat ndodhet apo për të cilat ankohet sot Kryetari i pamerituar dhe humbës i PS Edi Rama. PS me Fatos Nanon e ka mundur Sali Berishën në të gjitha zgjedhjet e votimet e mundshme parlamentare, lokale apo referendare.

Në këtë komunikim me mediet nënizohet se “Nano ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2005 për shkak të ndarjes së PS por edhe për shkak të pabesisë dhe kurtheve e goditjeve passhpine dhe nënbrinjë të Edi Ramës me lëvizjet e krijuara e mbështetura prej tij të njohura asokohe si MJAFT, më vonë si G99, e sot si ‘grushti i çeliktë rreth Edi Ramës për uzurpimin, keqpërdorimin dhe humbjet e parreshtura të PS’.

KOMENTE