Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha gjermanëve: Investoni në Shqipëri
English

Berisha gjermanëve: Investoni në Shqipëri

Kryeministri Berisha ftoi sot, biznesin gjerman të konsiderojë shtimin dhe zgjerimin e investimeve në Shqipëri, ku potencialet janë të mëdha e tregu i punës dinamik e fleksibël, ndërsa i garantoi se qeveria është duke parë mundësi të tjera për lehtësimin e barrës fiskale e burokratike.

Duke iu drejtuar me një fjalë forumit ekonomik Shqipëri-Gjermani, Kryeministri teksa vlerësoi se investitorët gjermane kanë shënuar suksese të mëdha në Shqipëri, tha se ata janë shumë të mirëpritur të vendosin projektet e tyre në Shqipëri. "Nuk them se nuk ka pengesa e vështirësi, por ka një luftë të vendosur kundër tyre, për të krijuar mjedisin më miqësor.”

Në forum merrnin pjesë përfaqësues të biznesit e sipërmarrjes gjermane dhe shqiptare, anëtarë të Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, të Shoqatës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, të Dhomës shqiptare të Tregtisë. Forumi u organizua në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Shqipëri.

Ndërsa theksoi se biznesi gjerman është i pranishëm me investimet dhe kontributin e tij në shumë fusha në Shqipëri, Kryeministri tha se lehtësimi i barrës burokratike; thjeshtimi e reduktimi i procedurave dhe kohëzgjatjes së tyre; modeli i favorshëm fiskal me taksën e sheshtë 10 përqind dhe të kontributit shoqëror 15 përqind; ndërtimi i një infrastrukture moderne rrugore e dixhitale, të gërshetuara me potencialet e jashtëzakonshme, e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për biznes e investime. Kryeministri veçoi potencialet e mëdha që vendi ofron sidomos në sektorin e energjisë së rinovueshme, në industrinë minerare dhe turizëm.

KOMENTE