Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pirja e shumtë e çajit, rrit shancin për kancer prostate
English

Pirja e shumtë e çajit, rrit shancin për kancer prostate

Meshkujt të cilët pijnë shumë çaj, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e prostatës, sipas një studimi të ri.

Një ekip nga Glasgow University ka gjurmuar shëndetin e më shumë se 6.000 vullnetarëve meshkuj për një periudhë prej 37 vjetësh.

Ata zbuluan se njerëzit që pinin më shumë se shtatë gota të çajit në ditë kishin një rrezik 50% më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës se ata që pinë pak çaj ose aspak.

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në mesin e njerëzve në Skoci dhe rastet e diagnostikuar u rritën me 7.4 për qind ndërmjet viteve 2000 dhe 2010.

Studimi u drejtua nga Dr Kashif Shafique i Institutit në Universitetin e Glasgout të Shëndetësisë dhe mirëqenies. Megjithatë studime të tjera do të bëhen për të parë se çaji në vetvete stimulon kancerin. Megjithatë është parë që oirja e çajit në njerëz ka ndryshuar parametrat e kolesterolit duke i ulur ato dhe bërjen e njerëzve më të shëndetshëm.

KOMENTE