Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Receta kurimi me bazë Qepe
English

Receta kurimi me bazë Qepe

Rezultate të mira në sëmundje të ndryshme arrihen duke përdorur disa kokrra qepë në ditë (sipas rastit, 2-6 kokrra qepë mesatare në ditë).

1. Si mjet diuretik dhe sidomos kundër ashitit, mund të përgatitet një çaj mjekësor në këtë mënyrë:
Merrni 300 gr qepë, i shtypni derisa të kthehen në qull. Më pas në to shtoni 100 gr mjaltë dhe 600 gr verë të bardhë. Të gjitha bashkë i përzieni derisa të kthehen në një lëng të njëtrajtshëm dhe lini kështu 24 orë. Lëngun e përftuar e kulloni dhe pihet 2-4 lugë supe në ditë para buke.

2. Qepa mund të përdoret edhe në formë alkoolature, e cila përgatitet në këtë mënyrë:
Merrni 100 gr qepë, i copëtoni dhe i zhytni në 100 gr alkool 90°. I lini aty për 10 ditë. Më pas, lëngu filtrohet dhe përdoret në masën 2-4 luge kafeje në ditë për të shtuar urinimin, si dhe në sëmundje të zorrëve. Luspat e anshme të kuqe, ose të kuqe në vjollcë të thata të 4-5 qepëve (50-100 gr), i zieni në xhezve me ujë. Çajin e kulloni dhe pihet i ëmbëlsuar (në darkë), për qetësimin e kollës. Po ky lloj çaji pihet edhe kundër heqjes së barkut, duke pirë 3 herë në ditë nga një gotë çaj para buke për 2 ditë rresht.

3. Në lëkurën e dëmtuar (goditje, qelbëzim, morth etj.) vihet në formë llape qepë e grirë imët e përzier me pak kripë. Në venat e zgjeruara (varice) qepa vihet në formë llape për 8-10 orë. 1 kg qepë e grirë imët mënjanon mbushjen me gjak të venave, duke lehtësuar në këtë mënyrë të sëmurin.

4. Në gërvishtje të freskëta ose në plagë të shkaktuara nga shpimi vihen drejtpërdrejt në plagë cipat e luspave të qepëve, të cilat lidhen mbi vendin e dëmtuar. Në këtë mënyrë mënjanohen infeksionet kur mungojnë antibiotikët ose kemioterapeutikët.

5. Për të pakësuar frekuencën e të urinuarit tek të sëmurët që vuajnë nga prostata, qepa përdoret në këtë mënyrë:
1 qepë e ndani në 4-5 pjesë dhe futeni në një enë ku shtoni një gotë me ujë. Qepën e lini aty për tërë natën. Të nesërmen lëngun e kulloni dhe pihet në mëngjes, esëll. Kjo dozë përsëritet për 40 ditë me radhë.

6. Për të lehtësuar të sëmurët nga astma këshillohet shurupi që përgatitet në këtë mënyrë:
Hidhni 300 gr sheqer në një enë, e cila ngrohet mbi zjarr derisa sheqeri të shkrijë dhe të skuqet. Në këtë kohë në të shtoni 9 lugë gjelle me mjaltë (mundësisht i pavënë në zjarr), 2 kokrra qepë të grira imët dhe gjysmë litri ujë. Përmbajtjen e zieni derisa të shterojë gjysma e lëngut dhe pastaj lëngun e kulloni. Nga ky lëng ose shurup pini 3 lugë gjelle në ditë.

KOMENTE