Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI ndryshim të ministrave. Ikën Vasili shko Vangjel Tavo
English

LSI ndryshim të ministrave. Ikën Vasili shko Vangjel Tavo

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, që u zhvillua sot në mbrëmje, dua të bëj të ditur se vendimi kryesor i kësaj mbledhje është thirrja e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim më 29-30 shtator, si vendim i parë. Së dyti vendosja e 22 shtatorit si data kur të gjithë anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të votojnë sipas parimit “Një anëtar, një votë” për kryetarin a ardhshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht edhe për zgjedhjen e delegatëve për në Konventën e 29-30 shtatorit, po sipas këtij parimi. Njëkohësisht Kryesia shndërrohet në Komitet Organizator dhe është ky Komitet i cili do të drejtojë të gjithë përgatitjet për Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të gjithë debatin dhe ndryshimet në programin dhe në statutin. Do të bëjë regjistrimin e kandidatëve për kryetarë por njëkohësisht edhe detajimin dhe përcaktimin e procedurave për zgjedhjen e të gjithë delegatëve dhe forumeve të tjera nga Konventa Zgjedhore e LSI-së.

Me unanimitet Kryesia vendosi që në krye të këtij Komiteti Organizator, kryetari i tij, të jetë z. Petrit Vasili. Njëkohësisht, në kuadër të këtyre përgatitjeve dhe të këtij angazhimi total të z. Vasili, në funksion të përgatitjes së kësaj konvente por edhe në funksion të angazhimit të tij permanent në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe objektivat e saj edhe për vitin 2013, zoti Vasili ofroi dorëheqjen e tij nga detyra aktuale që ka mbajtur, e ministrit të Shëndetësisë, detyrë, të cilën ai e ka kryer me përkushtim të plotë dhe profesionalizëm të lartë, pavarësisht nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat është ndeshur dhe ndeshet ky sektor tepër jetik.

Në vijim të këtij ndryshimi, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi që zoti Vangjel Tavo, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, të propozohet në detyrën e ministrit të Shëndetësisë. Njëkohësisht, zoti Nasip Naço, aktualisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të propozohet për detyrën e nënkryetarit e Kuvendit. Zoti Edmond Haxhinasto, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të vijojë të jetë zëvendëskryeministër, por njëkohësisht edhe ministër i Ekonomisë, Energjisë dhe Tregtisë. Dhe prof.Dr Edmond Panariti aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës propozohet për ministër i Punëve të Jashtme. Natyrisht që do të ketë dhe zhvillime të tjera të cilat do t’i bëjmë të ditura në javët e ardhshme.

Zoti Meta, mesa duket keni vendosur të mos jeni pjesë e qeverisë. Nga ana tjetër keni shpallur dhe kandidaturën edhe për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. A do të ketë kandidatë alternativë për këtë post?

Unë shpresoj që të ketë kandidatë alternativë dhe besoj se duhet të ketë. Që nga ky moment duke filluar nga dita e nesërme unë jam më shumë kandidat për kryetar. Dhe praktikisht kompetencat e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim i merr zoti Vasili.

KOMENTE