English

Presidenti Topi merr pjesë në përurimin e Katedrales së re ortodokse

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte i pranishëm paraditen e djeshme në përurimin e Katedrales së re ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës.

Në përurimin e kësaj Katedraleje, e cila hapet për të mirëpritur besimtarët ortodoksë me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij, Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, ishin gjithashtu të pranishëm autoritete të larta shtetërore, përfaqësues të Trupit Diplomatik, krerë të bashkësive të tjera fetare shqiptare, drejtues fetarë të Patriarkanës Ekumenike dhe të Kishës Ortodokse në Amerikë si dhe shumë klerikë e besimtarë, të cilët kanë ndihmuar në ringritjen e Kishës Ortodokse Auteqefale në Shqipëri.

KOMENTE