Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi dekoron figura të shquara nga treva e Vlorës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë
English

Presidenti Topi dekoron figura të shquara nga treva e Vlorës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, dekoroi dje në mesditë në Teatrin “Petro Marko” personalitete të shquara në fusha të ndryshme nga treva e Vlorës. Pas përshëndetjes së Kryebashkiakut, zotit Shpëtim Gjika, i cili i shprehu Kryetarit të Shtetit mirënjohjen në emër edhe të qytetarëve vlonjatë, për vëmendjen e vazhdueshme dhe vlerësimin për Vlorën dhe banorët e saj, në Teatrin “Petro Marko” në një atmosferë festive me këngë labe dhe në prani të shumë intelektualëve, familjarëve dhe të afërmëve si dhe të mjaft qytetarëve, u zhvillua ceremonia e dekorimit të personaliteteve të shquara të kësaj treve.

Presidenti i Republikës, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të dekorimit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, zotit Aleksandër Flloko, nderoi me Urdhrin “Nderi i Kombit”: Hamza Isa Isarajn (Pas vdekjes) me motivacionin:“Për kontribut të shquar në Lëvizjen Kombëtare për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e Shtetit Shqiptar, për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe përparimin e Shqipërisë sipas modeleve të vendeve demokratike”; me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”: Isuf Luzajn (Pas vdekjes) me motivacionin: “Personalitetit të kulturës kombëtare, luftëtarit antifashist që nuk u pajtua kurrë me regjimin komunist dhe që gjithë jetën punoi për njohjen e çështjes kombëtare të shqiptarëve në qarqet politike dhe nga opinioni publik nëpër botë”; Fatos Mero Rrapajn (Pas vdekjes) me motivacionin:“Për kontribut të shquar në mbledhjen dhe studimin e trashëgimisë folklorike, veçanërisht për botimin e përmbledhjeve me këngë popullore, nga zonat e Labërisë dhe Çamërisë”; zotin Bujar Asqeriu me motivacionin: “Për kontributin e spikatur në teatrin dhe kinemanë shqiptare, duke krijuar me mjeshtëri të lartë një galeri të pasur rolesh, të interpretuara me origjinalitet dhe realizëm”; zotin Agron Dine me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në pikturën shqiptare, nëpërmjet veprave që spikasin për nivel të lartë artistik dhe origjinalitet, për veprimtarinë jashtë vendit, duke ndihmuar në rritjen e imazhit të vendit tonë në Europë, e më gjerë”; zotin Zako Mustafaraj me motivacionin:“Për kontribut të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare, nëpërmjet shumë aplikimeve novatore, veçanërisht në ngritjen e fidanishtes së Vlorës dhe në shtimin e ullirit në mikrosera”; zonjën Vilhelme Vranari (Haxhiraj) me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në fushën e letërsisë artistike, duke spikatur për realizëm dhe vlera të larta artistike e kulturore.”; zotin Bardhosh Gaçe me motivacionin: “Për merita të veçanta në ringjalljen e traditave, kulturës dhe historisë kombëtare dhe për veprimtari të çmuar pedagogjike e shkencore.” si dhe zotin Ago Nezha me motivacionin: “Për veprimtari të pasur si krijues dhe botues dhe për kontribut të çmuar si publicist e veprimtar shoqëror”.

Me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, Presidenti Topi dekoroi: Nestor Nepravishtën (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, në shkollat e vendit, veçanërisht atyre perëndimore, si autor tekstesh dhe si përkthyes, për materiale të çmuara për institucionet e studimeve albanologjike”; zotin Mustafa Dedenika me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në ruajtjen dhe krijimin e pyjeve në zonën bregdetare, veçanërisht në zonën jugore të vendit dhe për veprimtarinë e tij në shoqërinë civile, për problemet e mbrojtjes së ambjentit.”; si dhe zotin Memisha Gjonzeneli me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në emigracionin shqiptar të SHBA-ve, veçanërisht si organizator i forumeve me pjesëmarrjen e figurave të politikës amerikane dhe personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova.”

Ndërsa Medaljen e Artë të Shqiponjës” Kryetari i Shtetit ia akordoi: Ahmet Lepenicës (Pas vdekjes) me motivacionin:“Për trimërinë dhe patriotizmin e rrallë të treguar në mbrojtje të Qeverisë së Ismail Qemalit si dhe të territoreve shqiptare, veçanërisht në zonën jugore të vendit, për konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe futjen e tij në rrugën e përparimit”; Toto Hosi Bolenën (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për trimërinë dhe patriotizmin e rrallë të treguar në mbrojtje të Ismail Qemalit dhe të qeverisë së tij, për guximin dhe trimërinë në Luftën e Vlorës, për të ruajtur tërësinë territoriale të Shtetit Shqiptar, duke dhënë edhe jetën në fushën e betejës.”; Musa Jonuzin (Pas vdekjes) me motivacionin: “Veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, me kontribut të çmuar në krijimin e bazave të arsimit shqiptar, veçanërisht në Kongresin e Manastirit, për alfabetin shqip si dhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit.” dhe Alem Mehmetin (Pas vdekjes) me motivacionin:“Për trimërinë e treguar në mbrojtjen e Qeverisë së Ismail Qemalit dhe në Luftën e Vlorës, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë”

KOMENTE