Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dënohet ashpër sulmi i djeshëm në Kosovë
English

Dënohet ashpër sulmi i djeshëm në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga grupe huliganësh të dhunshëm nga Republika e Serbisë. Grupi i hulinganve është depërtuar nga Policia e Kosovës nga territori i Republikës së Kosovës pas prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ku u lënduan 32 zyrtar policorë.

Lidhur me manifestimet e festës së Vidovdanit Policia e Kosovës paraprakisht ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend gjatë mbajtjes së këtij manifestimi. Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe më herët se nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës persona që nuk kanë marr leje dhe gjithashtu kanë qenë të përkushtuar në mbarëvajtjen e rendit gjatë kohës kur qytetarët kanë marrë pjesë në festë.

Ministria e Punëve të Brendshëm fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës në krijimin e një rendi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dalim përkatësie etnike, fetare etj.

Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar që liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët e vendit, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të mbetet e pacenueshme, prandaj çdo veprim kriminal që është në kundërshtim me këtë frymë do të ballafaqohet me forcën e ligjit.

KOMENTE