Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova dje ka mbrojtur kufijtë e vet (FOTO)
English

Kosova dje ka mbrojtur kufijtë e vet (FOTO)

Dita e djeshme ka sjellë probleme në kufirin Kosovë-Serbi. Çfarë po ndodh kështu?
A po përgatitet ndonjë skenar tjetër?

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, ndërsa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.

Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.

Zoti Rexhepi ndërkaq tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.

“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.

Ky grup i serbëve që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.

Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.

Manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.

Mediat serbe njoftojnë ndërkaq se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan.

Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.

Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet "nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë".

“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.

Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë.

"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës", njofton policia.

Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

KOMENTE