Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqëria civile apel klasës politike: përfundoni sa më shpejt reformën zgjedhore
English

Shoqëria civile apel klasës politike: përfundoni sa më shpejt reformën zgjedhore

Sot anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur në një takim për të apeluar për më shumë përgjegjësi nga klasa politike, në përfudimin e reformës zgjedhore.

Në takim merrnin pjesë 2 ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, Ambasadori Wollfarth, Kozara Kati si dhe të tjerë përfaqësues të shoqërisë civile.
Të 2 ish presidentët kanë lëshuar kritika të ashpra ndaj klasës politike lidhur me përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore.

"E kuptojmë që mazhoranca mund të jetë komode në këtë ligj, por nuk mund të biem dakord në asnjë mënyrë ne të tjerët. Po nuk u rregullua ashtu siç duhet kjo gjendje, atëherë me të drejtë mund të shtrohet pyetja: A ia vlen të marrësh pjesë në një votim, ku rezultati është i paravendosur në mënyra nga më të pështirat? Eshtë shumë i rëndësishëm riformatimi i KQZ-së. Eshte vene ne dukje se ky institucion i rëndësishëm zgjedhor, duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe jo i komanduar me telefon apo nga interesat partiake. Edhe ky problem u ngrit nga ne që përpara zgjedhjeve të vitit 2011. Për fat të keq u anashkalua, jo vetëm nga përfaqësues të politikës shqiptare, por edhe nga ata të institucioneve dhe përfaqësive ndërkombëtare", tha Moisiu.
Ndërsa Meidani ka theksuar: "Votimi elektronik në qytete të mëdha mund të jetë votim elektronik online dhe për këtë kemi modelin e shërbimeve bankare. Këto shërbime nuk kanë asnjë shqetësim nëse ka korrent apo jo. Nuk mendoj që ky numërim elektronik mund të sjellë turbullira të mëdha dhe nuk ndaj te njejtin mendim me nje strukturë qe eshte përgjegjëse për zgjedhjet në nivel rajonal dhe botëror, siç është OSBE-ODIHR-i".
Pas dy ish presidentëve të Shqipërisë ka marrë fjalën dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Wollfarth i cili është shprehur:
"Do të nxisja drejtuesit e politikës që të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për çështjet kryesore të mbetura pezull, administrimin e zgjedhjeve, ankesat pas zgjedhore, përmirësimin e procedurave të identifikimit të zgjedhësve dhe procedurave të numërimit. Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it duhen zbatuar plotësisht për të treguar vullnetin politik ende të dëshiruar".

KOMENTE