Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arsimi, e ardhmja ekonomike e një vendi po goditet rëndë nga kriza
English

Arsimi, e ardhmja ekonomike e një vendi po goditet rëndë nga kriza

Edhe pse thuhet shpesh se kriza financiare akoma nuk është ndier në Shqipëri duket se në anëm tjetër ajo ka prekur sektorët më jetikë dhe ata sektorë që përbëjnë kapitalin njerëzor duke përmendur arsimin dhe shëndetsinë.

Të dhënat zyrtare nga Banka Botërore dhe Ministria e Financave tregojnë se vitin që lamë pas, shpenzimet për arsimin ranë në 2.8% e prodhimit kombëtar nga 3% që ishte parashikuar në buxhet. Ky është niveli më i ulët historik i mbështetjes publike për arsimin, madje më i ulët edhe se ai i vitit 2002. Në vitin 2010 shpenzimet publike për shëndetësinë ranë në 2.53% e prodhimit kombëtar, edhe ky niveli më i ulët që nga viti 2005.

Po kriza financiare përveçse po godet çdo ditë shtresat dhe sektorët jetikë të tanishëm, ekonomistët shprehen se zhvillimi ekonomik i një vendi varet nga zhvillimi i arsimit dhe pikërisht në këtë pikë, ky sektor jetik dhe e ardhmja e ekonomisë së një vendi po goditet rëndë.
Rritja e borxhit në kufirin maksimal ligjor dhe rënia e të ardhurave nga taksat po e detyrojnë qeverinë të shkurtojë nga viti në vit shpenzimet për sektorët prioritarë.

KOMENTE